KreuStil Jetese

Kujdes përdorimin e antibiotikëve, cilësohen si droga!

Antibiotikët shërbejnë për të na mbrojtur nga bakteret dhe infeksionet. Nëpërmjet tyre kanë shpëtuar miliona jetë njerëzish. Por, ata mundet që të humbasin efektshmërinë e tyre nëse kanë të skaduar apo përdoren gabimisht. Duke marrë antibiotikë nga mjeku pa recetë, duke zvogëluar apo duke rritur dozën e tyre gabimisht, mundet që të shkaktoni efekte të tjera negative. Gabime të tilla duhet që të shmangur veçmas kur jeni të ftohur. Rreth 2500 infeksione rezistente ndaj antibiotikeve mund të jenë shkaku kryesor i vdekjeve në botë, duke shkaktuar më shumë se 10 milionë vdekje në vit, më shumë se sëmundja e kancerit. “Antibiotikët janë vetëm drogëra, keqpërdorimi i të cilave pasqyrohet në gjeneratat e ardhshme, prandaj duhet të merren në doza të drejta, për kohën e duhur dhe në mënyrë për të trajtuar infeksionet bakteriale dhe jo ato të virale”, thotë Claudio Viscoli, president i Shoqatës së Antibiotikëve në Itali.

Në SHBA para pak ditësh u mblodhën 193 specialistë, të cilët kanë përpiluar një manual, të cilin do ta prezantojnë në vazhdim, se si njerëzit duhet që të përdorin në mënyrë të efektshme antibiotikët.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF