Enca Haxhia është një nga këngëtaret më të përfolura në shtypin rozë, dhe me siguri që kjo nuk ndodh krejt rastësish. Ajo nuk është provokuese vetëm në performancat e saj, pasi i pëlqen që të tërheqë vëmendje, dhe me sa duket mënyrat e saj janë “të duhurat” .
Është folur ditën e djeshme në medie dhe rrjetet sociale për një foto të këngëtares të publikuar nga vetë ajo në Snapchat, ku ajo ishte duke puthur në buzë reperin e famshëm, bashkëshortin e Kim Kardashian, Kanye West. Në fakt bëhet fjalë për statujën e ndërtuar prej dylli të këngëtarit që u ekspozua thuajse një vit më parë në muzeun “Madame Tussaud”. Urojmë që ky të jetë një ogur i mirë për këngëtaren edhe një ditë ta takojë vërtetë…
Ruensa Haxhiaj e njohur si Enca është këngëtare që bie në sy edhe për shkak të performancave të saj disi ekstravagante dhe të ekzagjeruara. Është bërë e famshme pas pulikimit të klipit “A po të pëlqen në vitin 2014” duke arritur Brenda 24 orësh 100 000 shikime . Ajo është e pëlqyer sidomos nga moshat e reja, ka pasur edhe bashkëpunime me rreperin e famshëm Noizy. Videoklipet e saj janë ndër më të klikuarit në Youtube.



Koleksioni i këpucëve që çdo grua duhet të ketë

Bordo, tendenca për këtë vjeshtë






Njihuni me vëllanë e Albana Osmanit



Brad Pitt, djali i madh refuzon takimin me të




Foto: Një ikonë stili si Michelle Obama


