Amal Clooney është e njohur si një avokate dhe aktiviste e zonja. Por në rrethin e artistëve ajo njihet si partnerja e aktorit George Clooney. Vëmendja mediatike është gjithnjë në rritje, veçanërisht pas martesës së çiftit që nga shtatori i vitit 2014. Nuk ka kaluar pa u vënë re unaza e propozimit si dhe daljet e saj në publik.
Amal, avokatja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, ka kultivuar një stil personal ndër vite, edhe para se të njihej me bashkëshortin e saj. Një përzierje mes veshjes zyrtare dhe tendencës, zonja Clooney gjithnjë duket mjaft e kujdesur në look për çdo rast.
Amal, ka befasuar së fundi me jumpsuit-in e purpurt teksa shoqërohej nga babai i saj Ramzi. Të dy shkuan të vizitonin George Clooney-n në sheshxhirimin e filmit “Suburbicon” në Los Angeles.
Veshja e Amal është e markës “Tome” dhe kushton 1.458 euro, ndërsa sandalet platformë “Jimmy Choo” 375 euro.



Furça e dhembëve mund t’iu shpëtojë jetën!







10 veshje perfekte për në dasmat e këtij sezoni

Amal, një surprizë për George Clooney




Koleksioni i këpucëve që çdo grua duhet të ketë

Bordo, tendenca për këtë vjeshtë



