KreuStil Jetese

Mishi: 5 arsye pse fëmijët duhet ta konsumojnë patjetër!

barbecueShijon, ka shumë proteina etj. Ka plotë arsye përse mund të themi që mishi duhet konsumuar patjetër. Por më poshtë po ju sjellim pesë arsye shkencore përse mishi duhet konsumuar nga çdo moshë, sidomos fëmijët.

1.Është burim parësor i proteinave cilësore.

Mishi përmban proteina që ndihmojnë në rregullimin dhe ndhmesën për rritjen e trupit dhe prodhojnë gjithë aminoacidet thelbësore që organizmi nuk i prodhon dot vetë. Proteinat e mishit ndër të tjera janë lehtësisht të tretshme.

2.I pasur me hekur.

Mishi është një burim i shkëlqyer i hekurit që përthithet lehtësisht nga trupi dhe i nevojitet shumë organizmit. Ky është burimi i funksionimit korrekt të gjithë organeve trupore, truri përfshirë. Ndihmon në rregulimin e hemoglobinës dhe qarkullimin e oksigjenit në qeliza. Hekuri ka një përqendrim më të lartë te mishi se sa gjithë frutat apo zarzavatet e perimet. Mjafton të përmendim se për të marrë hekurin që përmban një biftek normal, do të duhej të konsumonim 6 kile spinaq.

3.I pasur me zink.

Mishi, ashtu si në rastin e hekurit, përmban zink që përthithet lehtësisht nga organizmi dhe ndihmon në rritjet trupore, ndjeshmërinë e shijes dhe për të luftuar infeksionet e ndryshme.

4.Përmban vitaminë B12.

Mishi përmban vitamina të ndryshme të grupit B. Vitamina B12 mund të gjendet vetëm në prodhimet shtazore. Ka funksione të shumta, si ndërhyrja në formimin e rruazave të kuqe, në funksionin nervor dhe proceset e shndërrimit të energjisë.

5.Konsumi i mishit ndihmon në shkëputjen e fëmijës nga gjiri.

OBSH rekomandon konsumin e mishit për të furnizuar fëmijët e vegjël me gjithë nevojat e duhura pas ndërprerjes së gjirit. Rekomandohet shumë nga mosha 6 muaj deri në 23 muaj pasi zarzavatet dhe perimet nuk japin sa duhet hekur dhe zink./ BORDO

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF