Ka kaluar më shumë se një vit, kur prej 12 shtatorit të vitit 2015 dy emra të njohur të muzikës shqiptare kurorëzuan dashurinë e tyre. Bëhet fjalë për Vesa Lumën dhe Gerald Xharin (Big Basta), sot prindër të vogëlushit Lian.
Ditën e djeshme çifti ka qenë i ftuar në emisionin e pasdites në Klan te “Rudina” për të folur për eksperiencën e tyre si prindër të rinj dhe për të ndarë momente nga jeta e tyre, madje ata kanë publikuar edhe momente nga ceremonia martesore në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë.
Një nga elementët më të veçantë gjatë ceremonisë, ka qenë edhe prania e dronit, që “ka sjellë” unazat për çiftin. Vesa duket e mrekullueshme me një fustan të shkurtër, ndërsa tyli në pjesën sipërfaqësore i zbukuruar me perla shkon gjer në fund të këmbëve. Një vello transparente dhe e thurur në formë rrjete , flokët biondë të lëshuara në supe, që e bëjnë atë të duket një nuse moderne plot hijeshi.
Gjatë emisionit te “Rudina” (minuta 15:00 deri në minutën e 16:44) :
https://www.youtube.com/watch?v=Grd1g6SaPEQ








Fansat që “përndjekin” Marina Vjollcën


Lady Gaga e çmendur pas… kapelave

“Guackat” që kanë pushtuar Instagram-in!

Aurela Gaçe: Djalë a vajzë? Kjo është çështja!

Graviola: Bima anti-kancerogjene!

Fashion dhe sensibilizim nga “Lindex”




12-vjeç dhëndër! Babai i djalit: “Ata duhen!”

Scarlett Johannson “shet” kokoshka, në Paris
