Marilyn Monroe rrëmbeu zemrat e amerikanëve dhe u bë një nga ikonat më të mëdha botërore të bukurisë pas shumë roleve të saj si protagoniste në filma si “Some Like it Hot” dhe “The Seven Year Itch”. Gjatë jetës së saj ajo jetoi në 43 shtëpi por zotëronte vetëm një në Brentwood, Kaliforni. Në vitin 1962, pasi ajo u këshillua nga psikologu i saj që të vendosej diku për një kohë të gjatë Marilyn ra në dashuri me kopshtin e shtëpisë (ku kalonte kohë me qenin e saj) në lokacionin privat 12305 Fifth Helena Drive, dhe e bleu shtëpinë për 90,000 dollarë. Një blerje e bërë vetëm 6 muaj para se ajo të gjendej e vdekur në shtëpi në moshën 36 vjeçare.
Ishte vetë Marilyn ajo që dekoroi personalisht 4 dhomat e gjumit, tre tualete dhe çdo ambient tjetër të shtëpisë me sende që i bleu gjatë një udhëtimi në Meksikë. Për fat të keq ajo jetoi vetëm 6 muaj në atë shtëpi.
Me kalimin e viteve, vila është shitur disa herë, e fundit ka qenë në vitin 2010 për 3,9 milionë dollarë. Ajo çka e rrit vlerën e shtëpisë është natyrisht fakti se është një kujtim nga diva, ndoshta edhe më i dhimbshmi: në dhomën e madhe të gjumit u gjend trupi i saj pa jetë. Vila e fundit e Monroe është një rezidencë e destinuar për të mos u harruar kurrë.
/Bordo/ Anila Dedaj

Si të bëni thonjtë për Halloween

Shumë urime për “mbretin” e futbollit!


Michelle Obama do jetë Hillary Clinton e re?


Në vjeshtë buzëkuq i errët!

Bie miti i rrezikshmërisë së femrave në timon

Halloween: Nuk dini çfarë të vishni?


8 VIP-at që u veshën njëlloj…

Elton Deda: “Ti je dashuri…”


Kate Middleton shtatzënë për herë të tretë?



Kthim tek e zeza, buzët trend të VIP-ave


Fotot: Kur familja mbretërore shkon për birra

Vajza e Chris Martin këndon më mirë se i ati
