KreuStil Jetese

Publikohen audicionet e motrave Hadid për Victoria’s Secret

Bella Hadid konfirmon pjesëmarrjen e saj në “Victoria’s Secret Fashion Show” këtë të martë duke postuar foto me veshje intime në instagram.

hadid1

Fotot jo profesionale të modeles 20-vjeçare, që kohët e fundit ka dominuar gjatë sfilatave të Pranverë/Verë 2017, tregojnë qartë se përse ajo është përzgjedhur për këtë punë.

Vetëm në rast se ju keni nevojë për prova të tjera, “Victoria Secret” ka publikuar videon e audicioneve të Bella-s, për tu bërë një Engjëll. Dhe po, ajo e “gozhdoi” jurinë!

https://www.instagram.com/p/BMEY9GhgXJF/?taken-by=bellahadid

E veshur në një komplet intim të zi, Bella e prezanton veten e saj në klip duke thënë: “Sot, do të bëj audicione per Victoria’s Secret Fashion Show 2016”.

Kur atë e pyesin se si mendon se do të shkojë, Bella përgjigjet pa u menduar gjatë, “Nuk ia kam idenë, sepse më duket sikur do të emocionohem shumë kur të jem atje. Jam siç më shikoni vetëm me veshje intime. Por unë jam e lumtur me gjithë këtë. Shpresoj të jenë edhe ata”.

hadid23

Bella është duke ecur në hapat e motrës së saj më të madhe, e cila mori pjesë në sfilatat e Victoria’s Secret në vitin 2015. Audicionet e së motrës Gigi, janë bërë 12 muaj më parë, duke bërë këtë punë të vetën, që është në fakt një ëndërr për çdo modele.

A post shared by IMG Models Worldwide (@imgmodels)

 

“Engjujt” veteranë si Adriana Lima, Alessandra Ambrosio dhe Lily Aldridge do të udhëtojnë gjithashtu në Paris për eventin vjetor të modës në datë 5 dhjetor, por mendohet se mund të ketë dhe një rikthim të Gigit, çfarë të bën të dyshosh se motrat Hadid do të jenë yjet e vërtetë të mbrëmjes.

hadidi89

                                                                                                                      Përshati: Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF