/Bordo/ Anila Dedaj
Meryl Streep do të marrë çmimin Cecil B. DeMille gjatë ceremonisë së ardhshme të Golden Globes, që do të zhvillohet më 8 janar. Aktorja, e cila është 8 herë fituese e çmimit Golden Globe, do t’i shtojë me sa duket edhe një tjetër vlerësim të rëndësishëm karrierës së saj të gjatë: çmimin Cecil B. DeMille, që mban emrin e regjisorit dhe producentit më të madh të botës së spektaklit, i cili ka qenë edhe një prej themelueseve të “Academy of Motion Picture Arts and Sciences”, që në vitin 1929 krijoi çmimin Oscar.
Lajmërimi për çmimin u dha nëpërmjet Twitter-it nga Hollywood Press Association dhe ka si motivim “kontributin e saj të jashtëzakonshëm në botën e spektaklit”. Meryl Streep, 67-vjeçe, është tashmë një kolonë e rëndësishme e Hollywood-it. E nominuar 29 herë për çmimin Golden Globe, ajo është në garë edhe këtë vit.





Çfarë ëndërron Lori Hoxha kur është në zyrë…

Brad Pitt është sëmurë rëndë?



Zhdukni celulitin menjëherë!



Bon Jovi për Hillary-n: Do të jem Sinatra yt



“Peshkaqeni” i Baltimorës thotë përsëri po


Rikthehet grupi Metallica


