KreuStil Jetese

Kërcimi  i Michelle dhe Obama-s për Halloween do t’ju lërë pa fjalë…

/Bordo/ Anila Dedaj

Gjatë festimeve të Halloween-it në Shtëpinë e Bardhë, Michelle dhe Barack Obama kanë improvizuar një kërcim të shkurtër nën tingujt e “Thriller”, të Michael Jackson. Ky është edhe Halloween-i i tyre i fundit në Shtëpinë më të famshme presidenciale.

Gjatë festës Presidenti Obama inkurajoi fëmijët të luajnë sa më shumë me “ëmbëlsirë apo shaka”, dhe me rastin e festës mund ta tepronin me sa ëmbëlsira të donin. “Jam shumë i lumtur që jam mes jush. Dhe uroj që të kaloni sa më mirë. Ju dukeni të gjithë… të frikshëm apo cool apo çfarëdoqoftë jeni përpjekur të jeni… dukeni shkëlqyeshëm”.

Kërcimi dhe sjellja e tyre gjatë kësaj feste është një provë më shumë se ata janë çifti presidencial më modern që historia ka njohur ndonjëherë, dhe që padyshim do t’u mungojnë të gjithëve…

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF