/Bordo/Anila Dedaj
Ka edhe nga ato që refuzojnë të veshin fustanin klasik të nusërisë. Duke preferuar kështu fustane të bardhë, të gjatë dhe romantik. Jo tamam fustane nusërie, por gjithsesi perfekt edhe për ditën më të bukur të çdo femre. Ja se cilët janë klasifikuar si më të bukurit për pranverën e ardhshme
Disa gra e refuzojnë idenë klasike për të veshur fustan nusërie tradicional. Çështje shijesh, por ndikon gjithashtu natyra e njeriut. Disa prej nuseve të ardhshme preferojnë të jetojnë këtë moment ndoshta në një mënyrë më relaksuese dhe më të lehtë, dhe ideja e fustanit të madh dhe të ngarkuar për të thënë po në altar apo para kryetarit të bashkisë i vendos disi në siklet.
Ndoshta është edhe një çështje psikologjike apo thjesht skaramantike. Në rregull për tu martuar në fustan të gjatë, dhe të bardhë, apo ndoshta edhe me vello… por fustanin klasik të nusërisë as që nuk e mendojnë. Ka edhe gra që mendojnë në këtë mënyrë “do të doja një fustan të bardhë që të kem mundësi ta vesh përsëri në të ardhmen” .
Dhe përzgjedhja në galerinë e mësipërme, u dedikohet pikërisht këtyre grave. Janë seleksionuar nga revista VanityFair fustanet më të bukur nga sfilatat për Pranverë-verë 2017 për t’i përmbushur të gjitha aspektativat e tyre, dhe që sigurisht shoqëruar me aksesorët e duhur do të ndihën si në përralla (nga ato modernet)…

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Si të bëni thonjtë për Halloween

Shumë urime për “mbretin” e futbollit!


Michelle Obama do jetë Hillary Clinton e re?


Në vjeshtë buzëkuq i errët!

Bie miti i rrezikshmërisë së femrave në timon

Halloween: Nuk dini çfarë të vishni?


8 VIP-at që u veshën njëlloj…

Elton Deda: “Ti je dashuri…”


Kate Middleton shtatzënë për herë të tretë?



Kthim tek e zeza, buzët trend të VIP-ave


Fotot: Kur familja mbretërore shkon për birra
