KreuStil Jetese

Martesa e Pippa Middleton, data dhe detaje të tjera!

Bordo/Anila Dedaj/

Nëse dasma (mbretërore) e Kate ka qenë në prill të vitit 2011, ajo e motrës më të vogël do të zhvillohet në maj të 2017-ës. “Është shumë e emocionuar, dhe po organizon çdo gjë”, rrëfen një mik. Ai që i propozoi ishte James Matthes me një unazë prej 200 mijë sterlinash.

Planifikimi i ceremonisë martesore të Pippa Middleton vazhdon me ritëm të plotë. Aq sa tanimë kanë caktuar edhe datën. Ai që e ka treguar për revistën People ka qenë një mik i nuses së ardhshme. Nëse martesa (mbretërore) e motrës së Kate ka qenë në prill të vitit 2011, Pippa do ta zhvillojë ceremoninë në maj të vitit 2017.

“Është super e emocionuar dhe po organizon çdo gjë”, ka shtuar burimi. Propozimi për martesë, erdhi papritur në korrikun e kaluar. Kur James Matthews, miku i saj i fëmijërisë, u ul në gjunjë, gjatë në fundëjave në Lake Discrict.

Ajo dhe multi-milioneri, ashtu si tregojnë ata që janë të mirëinformuar, kanë shumë gjëra të përbashkëta. Të dy janë super sportivë, adhurojnë fshatin dhe qentë, dhe janë “të apasionuar pas stilit të vjetër”.

Një diamant tetëkëndor, dhe në një stil Art Deco. I projektuar, nga i njëjti dizenjues që ka realizuar vathët që vendosi Kate në ditën e martesës. Vlera e saj? Rreth 200 mijë sterlina.

Tani që data është caktuar , pritja dhe kurioziteti për të shtohen edhe më. Ende super i fshehtë mbetet vendi. Dhe duke parë suksesin e Pippas si shoqëruese, të gjithë jemi të sigurt që të gjithë sytë do të jenë drejt nuses së ardhshme. Paç fat, Pippa!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF