Pak ditë para ceremonisë së Lumnimit të 38 martirëve shqiptarë, për herë të parë u promovua një antologji, në të cilën përshkruhen vuajtjet që ata kanë kaluar. Autori i librit “Imzot Vinçens Prennushi me shokë martirë” është At Leonardo Di Pinto, i cili është ndarë nga jeta para 3 vitesh. Me këtë vepër lexuesit kanë mundësi të njihen me jetën e të Lumëve, e shkrirë për fenë dhe Shqipërinë. Ata kanë mundësi të njihen me “teologjinë e gjallë”, që u shkrua në Shqipëri nga bijtë e Kishës dhe të Shqipërisë. I pranishëm në promovimin që iu bë kësaj antologjie dje në Tiranë, ishte dhe një nga ish- të dënuarit politikë Dom Gjergj Simoni.
Teksa jepte dëshminë e tij për vitet e vuajtjes nën regjimin komunist, 83-vjeçari Dom Gjergji nuk i përmbajti dot lotët teksa rrëfente se: “Do të kisha dashur që organizatorët të kishin ftuar edhe persekutorët e mi. T’u kisha shtrirë dorën dhe t’u kisha thënë se i kam falur”. Dom Gjergji shprehet se për të kujtuar ata martirë, që kanë dhënë jetën për atdheun, ndonëse pa i njohur të gjithë nga afër, sërish do t’u jepte dorën persekutorët të tyre. Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që kanë bërë krime gjatë sistemit komunist, që t’i pranojnë ato dhe mos ta mohojnë historinë. Më 5 Nëntor 2016 në Sheshin e Katedrales së Shën Shtjefnit, në Shkodër do të zhvillohet ceremonia e Ritit të Lumnimit e të Naltimit në altar të 38 bijve martirë shqiptarë, mes tyre është dhe një femër, Marie Tuci.
/Bordo/Anila Dedaj


Transformimi i VIP-ave për Halloween


A ekziston dashuria me shikim të parë?

Receta mrekullibërëse kundër kancerit

5 pyetje që të tregojnë nëse je i lumtur



17 plazhet më të veçantë në botë

Fustanet më të bukur, (jo tamam) nusërie

Brenda shtëpisë së Marilyn Monroe

Si të bëni thonjtë për Halloween

Shumë urime për “mbretin” e futbollit!


Michelle Obama do jetë Hillary Clinton e re?


Në vjeshtë buzëkuq i errët!

Bie miti i rrezikshmërisë së femrave në timon

Halloween: Nuk dini çfarë të vishni?
