KreuCelebrity

James Arthur rrëfen refuzimin që i bëri Rita Ora

James Arthur u bë i famshëm falë spektaklit “X Factor” ku fitoi me performancën e këngës “Impossible”. Ai pushtoi zemrat e mijëra të rinjve, por nuk ka mundur të bëjë të njëjtën gjë me Rita Orën. Këngëtari në fakt ka zbuluar se Rita Ora ka refuzuar propozimin e tij për një bashkëpunim muzikor.  Ylli i “X Factor” tha se ish e dashura e tij, Rita me të cilën ishte në lidhje në vitin 2013, asnjëherë nuk i kishte kthyer telefonatën pasi i kishte propozuar që të bënin një bashkëpunim. Këngëtari britanik më pas i ishte drejtuar edhe Ellie Goulding, por edhe nga kjo e dyta, këngëtari mori vetëm refuzimin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF