KreuCelebrity

Hillary Clinton në skenë me Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ka mbajtur një koncert në Miami për të treguar mbështetjen e saj ndaj kandidates demokrate Hillary Clinton për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Për ta bërë mesazhin më të fortë, J.Lo zgjodhi të vishej me flamurin amerikan për të performuar përpara një ekrani të madh ku shkruhej “Votoni”.

Këngëtarja e hitit “Booty”, pasi këndoi “Let’s get loud” dhe “On the floor”, ngjiti në skenë Clinton-in duke përshëndetur publikun. “Jemi në udhëkryq dhe na duhet të marrim rrugën e duhur për të ardhmen.” – Lopez-i tha përpara se Clinton-i të ngjitej në skenë me krahët hapur për të përqafuar këngëtaren. Hillary Clinton shfrytëzoi momentin për të inkurajuar votuesit të marrin pjesë në zgjedhjet e 8 nëntorit.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF