Eliza Hoxha i rikthehet muzikës dhe festivaleve. Këngëtarja ka njoftuar se rikthehet në “Kënga magjike” pas katër vitesh me këngën “Vendi im”, tekstin e së cilës e ka shkruar vetë ndërsa është muzikuar nga Florent Boshnjaku. Balada është një rrëfim për shpresën e humbur të njerëzve, jo vetëm në Kosovë e Shqipëri.
“Sot shumica nga ne synojmë vende të tjera për ta përmbushur veten, ka edhe të tillë që ikin për të shpëtuar kokën. Ku po shkon bota, njerëzimi, dashuria?” – shprehet Eliza. Për këngëtaren kjo këngë është shumë personale, “dhe besoj se secili nga ju do të mund të gjejë një copë jetë apo një copë të vetes brenda saj.”
Pjesëmarrja e fundit e Eliza Hoxhës në këtë garë muzikore ka qenë në vitin 2012 me këngën “Mbetem”.

Celebrity
Kur yjet maskohen për Halloween!






Celebrity
Zhvishet Rita Ora


Celebrity
Donald Trump flet si një… femër!




Celebrity
Kafenë time të preferuar, të lutem!






