KreuCelebrity

Fotot që shuajnë çdo dyshim rreth shtatzënisë së Tunës

Edhe pse vetëm para pak minutash këngëtarja Tuna postoi foto të sajën gjatë një koncerti dhe ku barku i duket i sheshtë, kjo foto e postuar pak kohë më parë zbulon të vërtetën. Flitej se Tuna ishte shtatzënë, por këto mbetën thjesht fjalë deri në momentin kur u zbulua një detaj tek  kjo foto. E kishit vënë re barkun e fryrë të Tunës? Ajo  ndodhet në shoqërinë e partnerit të saj, Patris Berisha, vëllait të Robert Berishës, shkruan Intv. Tashmë është fakt,  Tuna dhe Nora janë vërtet kunata. Thuhet se çifti i ri ka filluar të shoqërohet gjatë muajit gusht dhe  lidhja e tyre romantike ka nisur kur Patrisi e ka shoqëruar Robertin ne Turqi në xhirimet e klipit të këtij të fundit. Aty ai ka takuar Tunën dhe që nga ajo ditë bashkë, ata sot presin të bëhen prindër të një fëmije.