David Beckham ka postuar në Instagram një fotografi të djalit të tij Cruz. Deri këtu nuk ka asgjë për lajm. Por gjërat ndryshojnë kur t’ju tregojmë se djali i tij 11 vjeçar është përballë mikrofonit në studion e producentit Rodney Jerkin duke shtuar dyshimet që diçka po gatuhet. Futbollisti 41 vjeçar ka shpërndarë foton duke etiketuar dhe producentin edhe pse është e paqartë nëse ishte thjesht një foto apo djali i tij po regjistron vërtet një këngë.
Producenti Jerkins ka prodhuar këngë dhe albume për yje si Justin Bieber, Jennifer Lopez dhe Spice Girls, duke shitur më shumë se 160 milion këngë kudo nëpër botë.
Cruz Beckham është i njohur për zërin e mirë që ka pasi edhe vetë Simon Cowell një herë pat thënë: “Futeni në botën e muzikës dhe ne menjëherë do bëjmë një kontratë me të.” Më herët, Victoria ka shpërndarë në Instagram një video të djalit të saj duke kënduar “Hope” të Twista dhe Faith Evans.



Kur yjet maskohen për Halloween!






Zhvishet Rita Ora


Donald Trump flet si një… femër!




Kafenë time të preferuar, të lutem!




