Motrat Hadërgjonaj si rrallëherë i shohim të udhëtojnë bashkë. Destinacioni i tyre këtë herë ka qenë Amsterdami, vend ky që u ka lejuar vajzave të tymosin një puro të “veçantë” pa iu dridhur qerpiku, pasi gjenden në vendin ku diçka e tillë lejohet. Motrat kanë postuar nga një foto në Instagram teksa po shijojnë nga një puro dhe duket se po e shijojnë së tepërmi edhe qëndrimin atje. “Të jesh turist në Amsterdam,” ka shkruar Anxhelina krah fotos që ka postuar, shkruan Intv. Në foto menjëherë ka komentuar e ëma e saj, Albëria si dhe kushurira Argjentina Ramosaj. Ndërsa Agnesa thjesht ka pozuar duke qeshur dhe ka mbuluar me kapuç pjesën e fyrtyrës duke e lënë puron të dukshme.
