Po kalon kohë të vështira këngëtari Sidrit Bejleri. Ka ndarë ditën e djeshme me miq dhe dashamirës lajmin e hidhur të humbjes së babait të tij nëpërmjet një statusi prekës në Facebook.
“Miq e dashamirës, do doja vetëm një lutje me shpirt nga ju, sepse nuk dihet se kujt ia pranon Zoti Fuqiplotë lutjen! Zoti e mëshiroftë Himet Bejlerin! Zoti qoftë i kënaqur me të! Zoti e bëftë nga banorët e Xhenetit! Amin! Lamtumirë Bab’!” ka shkruar këngëtari. E kanë ngushëlluar për humbjen miq, fansa dhe kolegë ndër të cilët edhe kompozitori i mirënjohur Shpëtim Saraçi.
“I dashur Sid ta thashë edhe në telefon… Himeti na la kujtime të mrekullueshme. Ne të gjithë do të buzëqeshim me momentet e mrekullueshme që ai ndau me gjithë zemër me ne. Këta janë shembujt më të saktë përse në këtë jetë njeriu u dashka të vetofrohet me sinqeritet kudo… Uroj me shpirt të jetë i xhenetit dhe të keni gëzime pa fund duke ju mundësuar ju që në ato gëzime ta kujtoni dhe t’i ndani akoma me shpirtin e tij. I lehtë i qoftë dheu. Përqafime vëlla!”, shkruan kompozitori.
/Bordo/ A.D





Diva e Hollywood-it “rrëmben” një tjetër çmim





Çfarë ëndërron Lori Hoxha kur është në zyrë…

Brad Pitt është sëmurë rëndë?



Zhdukni celulitin menjëherë!



Bon Jovi për Hillary-n: Do të jem Sinatra yt


