KreuStil Jetese

Michelle dhe Barack Obama, fjalimi i tyre i fundit si çift presidencial

/Bordo/Anila Dedaj

Pas 8 vjetësh dhe dy mandatesh, Barack Obama do të lërë detyrën e tij si president i Shteteve të Bashkuara, por jo para se të ketë bërë maksimumin e tij për të mbështetur Hillary Clinton në këto zgjedhje.

Ashtu siç ka ndodhur nga fillimi i fushatës elektorale, atje ku nuk arrin Obama mendon bashkëshortja e tij Michelle për të ndezur turmën. Kështu ndodhi edhe në takimin e fundit për të mbështetur Hillary Clinton, që ishte njëkohësisht edhe një lloj tërheqje zyrtare e çiftit Obama, dhe që fjalimi i Michelle e ka bërë veçanërisht emocionues.

Fjalimi i saj:

“Është me të vërtetë një moment shumë emocionues për mua, për shumë arsye. Për të filluar jemi një hap larg për të shkruar historinë, përsëri. Vetëm pas pak orësh do të kemi kënaqësinë për të zgjedhur Hillary-n si presidenten tonë, a nuk është kjo e mrekullueshme? Të flasë këtu sonte është ndoshta një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëj si Zonja e parë e këtij vendi, ndaj më lejoni të falënderoj popullin amerikan që na nderoi ne duke na zgjedhur si familja e parë e këtij vendi gjatë kësaj periudhe. Kam tani nderin të ftoj në skenë bashkëshortin tim, që ndoshta për herë të fundit mund ta prezantoj si Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Për këtë do të më pëlqente të përfitoja nga rasti për t’iu thënë se sa shumë jam krenare për atë që ai ka bërë për këtë vend, dhe jo vetëm për çfarë ka bërë por edhe për mënyrën se si ka vepruar. Ka punuar fort pavarësisht vështirësive të pabesueshme, ka synuar lart edhe kur dukej se çdo gjë po shkonte drejt fundit, na ka treguar se çfarë është mençuria, dinjiteti dhe mirënjohja, pa harruar asnjëherë vlerat dhe parimet e tij. Zonja dhe zotërinj, dashuria e jetës sime dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara: “Barack Obama”.

Ndërkohë që presidenti Obama, ngjitet në skenë përqafon Michelle-n dhe i emocionuar shprehet kështu:

“Faleminderit  Michelle Obama që je partnerja ime, dashuria ime, mbështetja ime dhe një zonjë e parë e jashtëzakonshme”.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF