KreuStil Jetese

Bukuroshja shqiptare shpallet Miss në SHBA!

Sukseset e shqiptarëve në botë duket se nuk kanë të sosur. Vitet e fundit në skenat muzikore kanë shkëlqyer shumë këngëtarë shqiptarë si Bebe Rexhe, Rita Ora, Dua Lipa, së fundmi Era Istrefi etj. Por një tjetër shqiptare sapo ka nisur rrugën e saj drejt suksesit. Bëhet fjalë për 20-vjeçaren nga Kosova Leona Koxha. Siç raportojnë mediat në Kosovë, Leona është shpallur ““Miss California Collegiate America 2017”. Ajo do të përfaqësojë shtetin e Kalifornisë vitin e ardhëm në garën nacionale që do të mbahet në Arkansas. Një çmim jo i një rëndësia madhore, megjithatë hap rrugën për një karrierë të suksseshme. I urojmë suksese!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF