KreuStil Jetese

Funksionarja fyen Michelle Obama-n: “Një shimpanze me taka”

“Shimpanze me taka”. Kështu e ka përkufizuar zonjën e parë Michelle Obama, në një post racist në Facebook një funksionare vendase nga West Virginia dhe një kryetar bashkie i një qyteti të ShBA-së. Të dy janë në qendër të polemikave, pasi stacioni WSAZ-TV ka transmetuar lajmin për një fenomen të tillë, të shkruar pas zgjedhjes së Donald Trump edhe të shpërndarë qindra herë nga përdorues të rrjeteve sociale.

Autorja e këtyre frazave raciste është Pamela Ramsey Taylor, drejtoreshë e një ndërmarrjeje vendase për zhvillimin e Qarkut të Clay. “Do të jetë rigjeneruese të kemi një zonjë të parë të denjë për Shtëpinë e Bardhë, të bukur dhe me klas. Jam lodhur duke parë një shimpanze me taka”, ka shkruar gruaja. “Më ke zbukuruar ditën” është përgjigjja e Beverly Whaling, kryetarit të bashkisë së Clay-t. Posti, sipas Cbs News, është fshirë më vonë.

                                                                                           

                                                                                                          /Bordo/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF