KreuStil Jetese

Bella Hadid “vjedh” rrobat e motrës së madhe

Gigi dhe Bella Hadid mund të jenë modelet më të famshme të momentit, por në jetën e tyre të përditshme ato janë si të gjitha motrat normale. Madje ato i marrin borxh rrobat nëra-tjetrës, veçse Bella në fakt nuk i kthen më mbrapsh. “Ajo vjedh nga dollapi im”, është shprehur Gigi për PeopleStyle. “Kështu është ajo. Nuk do të doja të shkoja në shtëpinë e saj edhe t’i merrja gjërat”. Edhe pse mendohet se ato mund të veshin të njëjtat gjëra, dy motrat 20 dhe 21-vjeç kanë “stile shumë të ndryshme”

“Ajo ka më shumë energji për të krijuar një look për çdo ditë”, thotë Hadid për Bella-n. “Ndërsa unë thjesht zgjohem dhe vishem sipas asaj që ndjej. Bella ka më shumë motivim për t’iu dedikuar veshjes.”

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF