E keni humbur spektaklin e Hënës? Ky është një rast i mirë për t’u njohur me 10 pamjet më të bukura të saj rreth e përqark botës, në këto dhjetë shkrepje përrallore. Duke filluar nga Australia për të shkuar në Kinë e deri në New York, aparati fotografik ka fiksuar këtë fenomen të pabesueshëm yjor, në të cilin Hëna është shfaqur rreth 14% më e madhe edhe 30% më e shndritshme. Hera e fundit që ka ndodhur një fenomen i tillë ka qenë në vitin 1948 dhe rasti i ardhshëm do të jetë në vitin 2034. Kështu që mos prisni shikoni në galerinë e mësipërme magjinë që Hëna dhuroi ditën e djeshme.
Për më shumë informacion rreth fenomenit të super Hënës lexoni këtu: https://bordo.al/2016/11/14/ngrini-syte-nga-qielli-sot-eshte-hena-me-e-madhe-e-shekullit/
/Bordo/ Anila Dedaj


Ivanka Trump si manekin, inauguron studion e re


Nora dhe Tuna vishen njësoj. Rastësi apo…?!


Rudina prezanton vajzën e saj, “princeshën” Mia










46 000 euro gjobë për… alarm të rremë për bombë!

Aloe Vera: Bima e pavdekshmërisë

Pastroni trupin me pije natyrale

Bukuroshja shqiptare shpallet Miss në SHBA!
