KreuStil Jetese

“Ndahet” familja Trump

Përshtati: Anila Dedaj

Melania Trump momentalisht preferon komfortin e Trump Tower në vend të Shtëpisë së Bardhë. Zonja e parë në fakt, ka lajmëruar se për momentin nuk do të transferohet në Pennsylvania Avenue. Sipas motiveve zyrtare, kjo gjë ndodh pasi ajo duhet të presë që i biri Barron të përfundojë vitin shkollor. Ai është 10 vjeç dhe shkon në një shkollë private në Manhattan, që i kushton babait Donald 40 mijë dollar në vit.

Një burim është shprehur për New York Post se fushata elektorale ka qenë shumë e vështirë për të voglin dhe e ëma Melania dëshiron që këto ndryshime të mëdha të mos e tronditin. Sipas një deklarate të zëdhënësit për shtyp të Trump ky vendim është marrë për të mos detyruar fëmijën të ndryshojë shkollën në gjysmën e vitit.

Me pak fjalë, të paktën deri në qershor Melania mund t’i gëzohet apartamentit të saj në Trump Tower me pamje nga Fifth Avenue dhe Central Park. Një kullë luksi dhe pushteti, që në brendësi është projektuar nga dizanjuesi Angelo Donghua në fillimet e viteve ’80, çdo gjë sipas stilit të Luigjit të XIV. Dysheme mermeri, llambadarë të kristaltë, statuja prej ari të pastër, një burim, pllakat, stukimi dhe afresket që pasqyrojnë mitet greke.

Përpos kësaj, kur dikush është mësuar mirë, ka nevojë të përgatitet psikologjikisht për të hequr dorë nga arredimet pompoze të rrethuara me ar nga të gjitha anët.

Pyetja që shtrohet është: Do ti mungojë më shumë pamja që ofron Trump Tower apo fakti që nuk do të ketë më si fqinjë Tiffany & Co, si dhe Louis Vuitton?

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF