KreuStil Jetese

Shokon Trump: “Të hiqet Statuja e Lirisë, inkurajon emigracionin”

Përshtati: Anila Dedaj

SHBA, Trump: “Duhet të hiqet statuja e Lirisë, inkurajon emigracionin”. Një deklaratë absurde po aq sa dhe shokuese e presidentit të ri ka krijuar polemika midis vendasve dhe amerikanëve të ardhur nga vende të tjera. Presidenti Trump, ëndërron një New York pa Statujën e Lirisë, që sipas tij inkurajon emigrantët drejt SHBA-së. Christopher Lamb, profesor i gazetarisë në universitetin Indiana, ka publikuar për Huffington Post përmbajtjen e bisedës midis Trump dhe gazetarëve.

Një gazetare i kujton vargjet e një soneti të shkruar nga poetja Emma Lazarys, të frymëzuar jo nga koncepti i lirisë por si ndërgjegjësim që vjen pas një vizite në lagjet karatin të emigrantëve që qëndrojnë në pritje në portin e New York-ut. “Mbahuni, o toka antike, madhështia juaj e kotë – ulëret me buzët e heshtura – Më jepni të lodhurit tuja, të varfrit tuaj, masat në ethe që dëshirojnë të thithin ajrin e lirisë, mbeturinat e mjeruara të brigjeve tuaja të mbushura plot e përlot. Më dërgoni ata të pastrehët, të tronditurit nga stuhitë, dhe unë do të ndriçojë me llambën time pranë derës së artë”.

“Vendi ka nevojë të vendosë siguri në kufijtë e saj, për të ndaluar hyrjen e emigrantëve pa dokumente, është shprehur Trump që në fakt nuk i njihte vargjet e poetes Lazarius të gdhendur mbi Statujën pro-emigrant. Dhe shtoi më tej: Kur Evropa dërgon njerëzit e saj, nuk dërgojnë tek ne elitën. Kush ka nevojë për këta njerëz? Mund edhe të themi “ na dërgoni përdhunuesit, kriminelët tuaj, shpërndarësit e drogës, terroristët tuaj”.

Ndoshta presidenti i ri ka harruar origjinën e tokës së tij dhe që Evropa është një kontinent shumë më i vjetër se SHBA, e zbuluar nga një italian dhe që ndoshta pa emigrantët e saj të shumtë sot nuk do të ishte vendi që është, vendi i lirisë, i ëndrrave ku çdo gjë është e mundur. Pa emigrantët Evropianë, Amerika, nuk do të ishte Amerika!

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF