Jennifer Lopez, 47-vjeç, dhe ish bashkëshorti Marc Anthony, 47-vjeç, babai i binjakëve të saj Max dhe Emme, kanë treguar se kanë raporte të shkëlqyera. Qoftë me një foto së bashku me gruan e re (modelen Shannon De Lima, 28) të Marc dhe me të fejuarin e saj, me të cilin ka qenë i lidhur më parë (Casper Smart). Ose me urimet që Lopez i ka bërë ishit të saj në ditën e tij më të rëndësishme “ Dasmë të lumtur!”.
Por tani ata kanë shkuar larg, ndoshta shumë… Duke treguar se janë “ish-çifti më miqësor” i Hollywood-it. Jlo dhe Marc janë ngjitur së bashku në skenën e Latin Grammy Award për këngën e re “Olvidame y Pega la Vuelta”(“Harromë dhe hiqu nga rruga”), krejt e kundërta me atë që po u ndodh atyre.
Interpretimi ishte një sukses, aq sa këngëtarët kanë vendosur, që në fund të puthen, për tu bërë qejfin fansave.
JLo ka deklaruar më vonë: “Ai do të jetë gjithmonë pjesë e jetës sime. Është një artist magjik, shpirti im i afërt, dashuria ime”. Fjalë që me siguri kanë gëzuar shumë zonjën e re të Anthony…
Por, edhe pse tani duket çdo gjë e lehtë. JLo-s i është dashur shumë kohë, në fakt për të arkivuar 7 vjet martesë (nga 2004 e deri në vitin 2011). “Ato vite të vështira më kanë bërë gruan që jam tani. Kur u divorcova preka fundin. Ne gratë shpesh harrojmë veten tonë për të tjerët”.
Pastaj, ajo u ringrit. Meritë edhe e “dhuratës më të bukur” që i ka bërë Marc, fëmijët e tyre. “Fakti që kam fëmijët me vete më ka bërë të kuptoj se çfarë është dashuria pa kushte”.


Bella Hadid “vjedh” rrobat e motrës së madhe




Luana zbulon projektin e ri


Fustanet e nusërisë që veshën VIP-at

Sekreti i “pistë” pas kësaj varëse të bukur!


Angelina Jolie, si ka ndryshuar ndër vite

8 vjet president: Fotot më të bukura të Obamës




Super Hëna: 10 fotot më të bukura rreth botës


Ivanka Trump si manekin, inauguron studion e re

