Fustani i famshëm i Marilyn Monroe që veshi në datëlindjen e John Kennedy-t në vitin 1962 u shit për një shifër rekord prej 4,8 milionë dollarësh. Fustani ngjyrë mishi i mbuluar me 2500 kristale të qepura me dorë është blerë nga muzeu “Ripley’s Believe It Or Not”. Ashtu siç raportohet nga “The Guardian”, shifra që pretendohej para shitjes nga ankandet amerikan të Julien ishte 3 milonë dollar.
Një shifër rekord. Fustani i përkiste një koleksionisteje, që e kishte blerë në vitin 1999 për një shifër që asokohe ishte rekord, për 2,7 milonë dollar gjatë një ankandi të Christie. Kjo shifër ka kaluar madje edhe atë të veshjes së Monroe që ka veshur në filmin “Kur gruaja është me pushime”. Bëhet fjalë për fustanin e mrekullueshëm të bardhë që ngrihet për shkak të erës , dhe që u shit për 4,6 milonë dollar në vitin 2011.
Fustani në tour. “Ky fustan i kujton botës se përse Marilyn Monroe është një ikonë”, ka deklaruar Martin Nolan, drejtori i Ankandeve Julien. Edward Meyer, zëvendës president i “Ripley’s Believe It Or Not”, ka dhënë lajmin se fustani i blerë do të ekspozohet në Hollywood, para se të dërgohet në tour rreth e përqark botës.
“Happy Birthday, Mr. President!”. Veshja e famshme është krijuar nga kostumografja Jean Louis. Marilyn Monroe rrëfeu përpara se të këndonte për presidentin Kennedy me rastin e 45-vjetorit të tij, se fustani ishte kaq i lehtë sa duhet të qepej në trup. Aktorja e gjetur e vdekur 3 muaj pas eventit, në moshën 26-vjeçare, atë mbrëmje këndoi një version të këngës së famshme “Happy Birthday”. Në publik atë natë gjendeshin rreth 15 mijë persona, të bashkuar për të mbledhur fonde për partinë demokratike, në “Madison Square Garden” të New York-ut. Pas këtij eventi, thashethemet për një histori të mundshme dashurie midis asaj edhe presidentit u bënë më të forta se kurrë. Ishte një nga daljet e fundit publike të aktores para se të ndahej nga jeta.



Konfirmohet shkaku i vdekjes së Leonard Cohen



Bella Hadid “vjedh” rrobat e motrës së madhe




Luana zbulon projektin e ri


Fustanet e nusërisë që veshën VIP-at

Sekreti i “pistë” pas kësaj varëse të bukur!


Angelina Jolie, si ka ndryshuar ndër vite

8 vjet president: Fotot më të bukura të Obamës



