Përshtati: Anila Dedaj
Krishtlindjet e fundit të familjes Obama në Shtëpinë e Bardhë po afrohen. Ndërkohë që presim ceremoninë tradicionale të 4 dhjetorit për të parë zbukurimet dhe setet e përgatitura nga Zonja e Parë Michelle për këtë fundvit përse të mos hedhim një sy albumeve për të hulumtuar rreth kujtimeve të viteve të shkuara?
Duke folur për pemën e Krishtlindjeve, ajo e Shtëpisë së Bardhë për vitin 2015 është një bredh tradicional, që është marrë nga pyjet e Pennsylvania-s, e lartë më shumë se 5 metra e vendosur në Dhomën Blu. I bënin shoqëri pak a shumë edhe 62 pemë të tjera pak a shumë të mëdha që kontribuonin për të krijuar një atmosferë me të vërtetë të këndshme.
Është e kotë të nënvizosh se si ky aspekt ndoshta më sipërfaqësori i festës shihet nga amerikanët si një moment i rëndësishëm, simbolik dhe plot kuptim. Tradita, e ndërfutur nga Jacqueline Kennedy në vitet e para ’60 është ende e fortë, aq sa qindra dhe mijëra qytetarë presin të entuziazmuar fotot zyrtare që edhe ata të ndjekin tendencën edhe të zbukurojnë shtëpinë e tyre duke u frymëzuar pikërisht tek shtëpia më e famshme e Amerikës.
Stili ndryshon nga viti në vit duke reflektuar mënyrat edhe shijet personale të Zonjës së Parë, së cilës i është besuar zyrtarisht përgatitja.
Duke hedhur një vështrim në të shkuarën, në 16 vitet e fundit të Presidencës, është e pamundur të mos përmendësh Laura Bush, një e apasionuar entuziaste e Krishtlindjeve që i ka dhuruar kujtesës, dekorime të paharrueshme.
Hidhini një sy galerisë së mësipërme edhe gjykojeni vetë.

Kush u vesh më bukur në AMA 2016



Aksident në rrugë, Noizy jep ndihmën e parë


Diferenca ideale e moshës për një çift



Uria dhe oreksi në sëmundjet endokrine


Çfarë u tha Obama të bijave pas fitores së Trump


Fustanet më të çuditshëm të nuseve!





Foto: 4 blogger-et më të famshme në Nenette

