KreuStil Jetese

Rrëfimi i princ William për Kate dhe fëmijët

 

“Të qenit baba po më mëson shumë rreth vetes dhe familjes, por nuk është e lehtë”.

Prej tre vitesh princ William mban rolin e babait. Edhe pse Maria Borrallo, babysitter-i i fëmijëve mbretërorë është një ndihmë e madhe për dukeshën Kate, mund ta imagjinojmë se si jeta e çiftit ka evoluar. Disa ditë më parë princ William ka rrëfyer në një tv lokalë vietnamez, ku gjendej me rastin e konferencës së tretë ndërkombëtare rreth biznesit ilegal të Faunës së Egër, se prindërmi i ka mësuar shumë rreth vetes dhe familjes së saj, por që të kalonte nga statusi i beqarit dhe më pas i martuar dhe me fëmijë nuk ka qenë e thjeshtë. Një deklaratë që i ka kushtuar sipas Daily Mail, pasi është pasuar nga një sërë statusesh në rrjete sociale nga populli anglez i indinjuar.

Një ndryshim,  gjatë së cilit William ka pasur gjithmonë mbështetjen e Kate, të cilën e ka konsideruar “Një mama të mrekullueshme si dhe grua fantastike”. I përfshirë tërësisht në rolin e babait, princi William e konsideron djalin e madh si “një çapkën të vogël”. William është shprehur se nuk është gjithmonë e thjeshtë për ta menaxhuar pasi është “tepër i llastuar”, ashtu siç kishte deklaruar edhe pas datëlindjes së tretë të të birit (22 korrik).

Duket se i George i vogël ka marrë midis shumë dhuratave, edhe një qenush të racës Tsvetnaya Bolonka që i ka kushtuar më shumë se 2000 euro. Raporti i tij me Charlotte, është diçka më vete, pasi duke qenë se ai vetë nuk ka pasur motra, dinamika është krejt tjetër.

                                                                                                                    /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF