Një jaht superluksi, një panoramë e mrekullueshme dhe një dizenjues i ri Italian për të cilin po flet e gjithë bota
Janë pikërisht kombinimet e këtyre elementeve që bënë të mundur krijimin e Shaddai-t, jahtit më luksoz të momentit. Jahti ka një gjatësi prej 150 metrash dhe nja kabinë mjeshtërore të pashembullt pasi qëndron 38 metra mbi nivelin e detit duke i lejuar kështu pronarit të saj një panoramë spektakolare.
Një kabinë e ngritur mirë që është konceptuar si bërthama qendrore e të gjithë varkës. Është krejtësisht e pavarur nga pjesa tjetër e strukturës dhe u siguron të ftuarve komfortin maksimal dhe një privatësi absolute. Ka një tarracë prej 105 metrash katrorë, një pishinë të pafund me dysheve qelqi transparent, një sallë pritjeje edhe një bar.
Vazhdimësia midis qiellit dhe tokës është pika kyçe rreth së cilës është mbështetur krijimi i të gjithë projektit të Teruzzi-t. “Prej këtu çdokush mund të ndihet i gjithëfuqishëm – sipas dizenjuesit- i rrethuar nga thellësia e detit dhe vetëm një hap larg nga qielli dhe retë. Për këtë – vazhdoni ai- kam vendosur ta quaj jahtin Shaddai, një fjalë që vjen nga hebraishtja dhe do të thotë pikërisht “i gjithëfuqishëm”.
/BORDO/ Anila Dedaj

15 foto të mrekullueshme të Dior në vitet ‘40

Të gjitha të dashurat e princ Harry-t




Shtrohet në spital Kanye West

“Ndahet” familja Trump


Kush u vesh më bukur në AMA 2016



Aksident në rrugë, Noizy jep ndihmën e parë


Diferenca ideale e moshës për një çift



Uria dhe oreksi në sëmundjet endokrine


Çfarë u tha Obama të bijave pas fitores së Trump
