Janë duke mbajtur disa koncerte në SHBA dhe me sa duket gjithçka po shkon mirë për Alban Skënderaj dhe Mamaqin. Këngëtari nga Vlora ka publikuar në profilin e tij të Instagramit disa video të shkurtra që do t’ju shkaktojnë të qeshura pafund. Improvizime të showman-it në ambiente publike, në SHBA që tërheqin vëmendjen e njerëzve dhe që edhe pse nuk i njohin artistët shqiptar duket se edhe ata argëtohen nga sjellja jonormale e Mamaqit.
Mamaqi improvizon sikur rrëzohet, ndërsa Albani shkrihet së qeshuri. Humori që ata përcjellin dëshmon një mardhënie të mirë midis artistëve.
Në këtë video Mamaqi, është në kërkim të Albanit, duke i thërritur emrin në mes të njerëzve, kudo… Me siguri që kush nuk e njeh mund ta konsiderojë edhe si “jonormal”, por fundja ne e dimë se situatat normale nuk janë aspak komike, madje ndonjëherë duke rrezikuar të bëhen edhe të mërzitshme. Edhe nëse ju jeni duke kaluar momente të tilla, ose thjesht jeni të etur për doza të këndshme humori, hidhini një sy videove të kësaj duoje simpatike.

Shtrohet në spital Kanye West

“Ndahet” familja Trump


Kush u vesh më bukur në AMA 2016



Aksident në rrugë, Noizy jep ndihmën e parë


Diferenca ideale e moshës për një çift



Uria dhe oreksi në sëmundjet endokrine


Çfarë u tha Obama të bijave pas fitores së Trump


Fustanet më të çuditshëm të nuseve!



