KreuStil Jetese

Foto nga festa: Miley Cyrus mbushi 24-vjeç

Liam Hemsworth: “Miley, engjëlli im i vogël”

Këngëtarja mbushi dje 24 vjeç dhe aktori nuk mund t’i bënte një dedikim më romantik. Festa u bë në familje midis tullumbaceve,balonave, dhe shumë ledhatimeve…, edhe për qentë e shtëpisë

Një datëlindje speciale ajo e këtij viti për Miley Cyrus, e para që feston përkrah të dashurit të saj Liam Hemsworth. Dhe me të ka festuar në një farë mënyre edhe në rrjetet sociale, duke ndarë fotot më të bukura për një ditë të paharrueshme.

“Gëzuar datëlindjen për engjëllin tim të preferuar”, ka shkruar aktori në Instagram duke publikuar foto nga ish ylli i vogël Disnely me dhuratën e tij, një unazë shumë ngjyrëshe shumë e çmuar. “Ti di gjithmonë si t’i bësh të shkëlqejnë ‘gishtërinjtë e mi të pistë prej vogëlusheje’, është përgjigjur ajo plot humor.

Vajza e festës e ka vlerësuar shumë edhe paketimin me ngjyrat e ylberit për ëmbëlsirat,  bashkë me çdo detaj tjetër. Një festë private, e thjeshtë dhe pa shumë zhurmë, por plot e përplot me dashuri.

Miley, nga ana tjetër, pak muaj më parë ishte treguar e qartë, me jetën e çrregullt të mëparshme e ka mbyllur përgjithmonë. Meritën për këtë e ka edhe Liam. Që prej kohës që janë takuar, thuajse një vit më parë, jeta e saj është bërë më e bukur. Madje edhe pse nuk kanë një kohë të gjatë së bashku, ata janë duke menduar qysh tani për dasmë.

                                                                                                                /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF