KreuStil Jetese

Plani miliarder,Trump do të blejë Italinë?!

Donald Trump mund të blejë Italinë. Dihet në fakt se presidenti i Shteteve të Bashkuara ka pasuri të patundshme të shpërndara në të gjithë botën (Stamboll, Panama, Seul, Manila, Mumbai, Uruguaj etj) por jo në kontinentin e vjetër burokracinë e të cilit e quan të padurueshme. Mirëpo tani që është bërë president ka filluar që të zgjohet interesi për “Bel Paese” (quhet kështu Italia me përkëdheli për shkak të pasurive të saja natyrore dhe kulinare)  shkruan ItaliaOggi.

Para së gjithash e pëlqen Melania, qysh prej kohës që ka qenë modele në vitet ’80 kur ishte një frekuentuese e rregullt e diskotekës Hollywood, dhe i pëlqen edhe ish-it të tij Ivanës. Për më shumë njihet miqësia e tij me Falvio Briatore-n dhe Silvio Berlusconi-n që edhe mund ta udhëzojnë. Mbi të gjitha, kolosët e SHBA-së në këtë periudhë po bënë blerje të pronave historike në zemër të Milanos. Dhe këto kohë po kërkohet një blerës për “Torre Velasca” dhe Trump duket se do ta bëjë të tijën.

Ose, dhe nuk është thjesht një hipotezë, presidenti amerikan mundet që me ndihmën e ndonjë arkitekti të njohur të ndërtojë një Trump Tower në Milano, që do të ishte e para në Evropë.

                                                                                                             /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF