Elementi që nuk mund të anashkalohet poshtë bredhit gjatë festave të fundvitit është kutia e parfumit. Madje mund të drejtoheni nga edicione të limituara si versioni “night light” i parfumit “Sì” (Giorgio Armani) apo si Chanael N°5.
Por të gjitha ato që janë të apasionuara pas bukurisë mund të zgjerojnë pa problem listën e tyre të dëshirave drejt mundësive të pafundme që ruan kjo fushë ku inovacioni është i vazhdueshëm.
Një obsesion i vërtetë për disa, makiazhi nuk pushon se krijuari risi qoftë në aspektin e pigmenteve dhe të materialeve por edhe në aspektin e paketimit. Edicionet e limituara janë nga më të përshtatshmet në raste të tilla dhe hyjnë shumë mirë në një listë dhuratash.
Por nëse mendoni për diçka më pak glamur se sa parfumi dhe makiazhi atëherë me siguri mund të zgjidhni produktet e përkujdesjes. Mund të vendosni në listën tuaj të dëshirave atë kremin që keni ëndërruar gjithnjë por që nuk guxoni t’ia lejoni vetes në jetën e përditshme.
Madje markat nga ana e tyre e kanë kuptuar këtë mesazh dhe janë përgjigjur duke ofruar ambalazhime gjithnjë e më joshëse. Në fund, nëse jeni në krizë ideshë, mund të zgjidhni thjesht një përkujdesje për fytyrën ose një masazh në ndonjë sallon pak të veçantë që mund të kënaqë këdo.

Katie Holmes dhe e bija janë identike

Si vishen modelet e “Victoria’s Secret” në punë?


Plani miliarder,Trump do të blejë Italinë?!


3 mënyra natyrale për të zbardhur dhëmbët

Kubë, shuhet Fidel Castro

10 femrat më të bukura në botë sipas shkencës

Pishina më spektakolare në botë!

Parfumet e ikonave të modës


Rrëfimi i princ William për Kate dhe fëmijët

40 gratë më elegante në botë

Lorik Cana humb një njeri të shtrenjtë




A është kjo dasma më e çuditshme në botë?

