Me një nga fustanet e zgjedhur, gruaja e Barack e konsideron të hapur sezonin e Krishtlindjeve për këtë vit në Shtëpinë e Bardhë. “Është e fundit jemi gati dhe të entuziazmuar”, thotë, para se të fillojë të luajë me fëmijët. Do të na mungojë!
Pema e Krishtlindjeve është dekoruar, dritat janë ndezur. “Ja ku jemi, gati dhe të entuziazmuar”, ka deklaruar Zonja e Parë e rrethuar nga zbukurimet.
Pak malinkoni duhet të ketë natyrisht, pas tetë vitesh të kaluara në Washington, por Michelle gjatë festës me familjet e ushtarakëve duket shumë e buzëqeshur. Dhe ka veshur një fustan, me një elegancë që di ta demonstrojë vetëm ajo.
Barack nuk është i pranishëm, as dy vajzat Sasha dhe Malia, por ajo si gjithmonë është një zonjë e vërtetë shtëpie që di si të sillet me të ftuarit shkruan VanityFair. Herë shfaqet me dy qentë presidencialë, pastaj hap dhuratat me fëmijët dhe luan me ata. Eh, ç’mund të thuash, me siguri që Michelle do të na mungojë të gjithëve!
Zonja e Parë e ardhshme, Melania Trump, ka lajmëruar që, për të paktën 6 muajt e parë nuk do të transferohet në Shtëpinë e Bardhë. Ajo do të qëndrojë në New York me të birin Barron, 10-vjeç. Krahasimi me një personazh kaq simpaktik si Michelle, edhe në këtë rast është i pashmangshëm.
/Bordo/ Anila Dedaj


Si do të dukej Michael Jackson pa operacione

Transformimet e yjeve të Hollywood-it

Sa e bukur familja e Shakira-s!

Romina Power e dashuruar: “Tani nuk fshihemi më”

Yjet që uruan Pavarësinë me këngë!






Dhurata bukurie për Krishtlindjet

Katie Holmes dhe e bija janë identike

Si vishen modelet e “Victoria’s Secret” në punë?


Plani miliarder,Trump do të blejë Italinë?!


3 mënyra natyrale për të zbardhur dhëmbët

Kubë, shuhet Fidel Castro
