Gjenerata që ka humbur aftësinë për të dashuruar! Kështu e përshkruan në një artikull së fundmi “EliteDaily.com” rininë e sotme. Sipas saj, gjenerata e sotme ka humbur romanticizmin, mirëkuptimin, durimin, duke i lënë hapësirë një interpretimi racional të tjetrit. “Është një gjeneratë që ka harruar të dojë dhe dashurojë. Ka harruar si bëhet kjo gjë. Një gjeneratë e dhënë më shumë ndaj vlerësimeve të përkohshme se sa nevojës për të ndërtuar, një gjeneratë egocentrike, e përqendruar te vetvetja, shumë e hapur ndaj ndryshimeve, madje edhe të partnerëve, aq sa ka harruar se si ndahet jeta me të tjerët”, shkruan revista në faqen e saj online. Ja cilat janë sipas saj 10 arsyet përse gjenerata jonë po humbet aftësinë për të dashuruar”
1.Shqetësohemi më shumë për vlerësimet e përkohshme se për çdo gjë tjetër. Tendenca më e zakonshme e gjeneratës sonë është të vlerësohemi në moment dhe të marrim shpërblimin. Duam çdo gjë në moment dhe e duam patjetër.
2.Kemi ndërtuar një kulturë të bazuar te droga dhe alkooli. Kjo ecën në një hap me pikën e parë. Droga dhe alkooli janë forma më e zakonshme e “vetëmjekimit”. Sa herë ndjehemi të trishtuar ose jo të lumtur dalim të pimë. Stresi dhe ankthet i përballojmë vetëm me drogë dhe alkool.
3.Flemë në shtretër të ndryshëm. Disa më shumë e disa më pak, por të gjithë të rinjtë tentojnë të kenë sa më shumë partnerë. Ok, na pëlqen seksi, por ndërrimi i shpeshtë i partnerëve është paksa i tepruar. Gjithashtu kjo të jep një ndjenjë boshllëku dhe vështirë se mund të dashuroheni ndonjëherë.
4.Bëhemi gjithmonë e më shumë egocentrikë. Çdo njeri mendon për veten para të tjerëve, është gjëja më normale në botë. Por gjenerata e sotme është tmerrësisht egocentrike dhe mendon vetëm dhe ekskluzivisht për veten. Kjo gjë tejkalon aftësinë e të provuarit empati dhe shkatërron çdo lloj marrëdhënie shoqërore.
5.Dalim me dikë thjesht për faktin se duam të dalim. Është bërë një sport tashmë. Nuk dalim me dikë që vërtet na pëlqen të dalim. Duket sikur daljet janë një gjë për t’u bërë, një detyrim. Kjo logjikë sjell marrëdhënie jo të shëndetshme dhe humbasim mundësinë të takojmë dikë që vërtet ia vlen.
6.Urrejmë kompromiset. Duam që gjithçka të bëhet ashtu siç duam ne. Përse nuk duhet ta bëjmë? Përse duhet të kënaqemi me pak? Kjo logjikë ka kuptim kur nuk jemi në një marrëdhënie. Por kur jemi në çift, kjo mund të jetë shkatërruese.
7.Besojmë në përralla. Çfarë na pëlqente të shihnim kur ishim të vegjël? Shumica do të thonë filmat me kartona. Jemi rritur me këto përralla dhe kemi mësuar gjithçka rreth dashurisë përmes këtyre historive. Problemi është që këto filma janë thjesht fiction dhe mund ta na shkaktojnë probleme dhe zhgënjime. Krijojnë pritshmëri më të mëdha se sa ofron realiteti.
8.Jemi mësuar me idenë se perfeksioni është i arritshëm. Në fakt nuk është! Nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë kurrë. Gjithmonë jemi në kërkim të personit perfekt. Të gjithë përpiqemi të jemi personi perfekt. Por të gjithë jemi të destinuar të dështojmë. Dhe zhgënjimi padyshim është tepër i madh.
9.Vendosim objektiva, por harrojmë që një prej tyre është gjetja e partnerit të duhur. Më pëlqen fakti se gjenerata jonë është në fakt gjenerata e parë që vendos theksin te individi duke kërkuar kështu rritjen personale. Kjo është një gjë shumë e mirë. Të kesh objektiva është një gjë e rëndësishme. Por njëkohësisht është e rëndësishme që të vendosësh objektivat e duhur. Duhet të kuptojmë se çka është e duhura për ne dhe cila jo. Gjenerata jonë ende nuk e ka kuptuar se gjëja më e rëndësishme në jetë është gjetja e partnerit të duhur.
10.Shumica prej nesh nuk janë në gjendje të dashurojnë. Dashuria është kaq shumë komplekse sa që shumë persona thjesht nuk janë në gjendje ta kuptojnë. Nuk ka asgjë për të patur turp, por duhet të shqetësohemi. Pyetja që duhet të ngremë është: Krahasuar me lidhjen e mëparshme, jam më mirë apo më keq në dashuri? Nëse jeni më keq, atëherë është një telash i madh për ju. Problemi është se nëse nuk e kuptojmë realisht dashurinë, qëllimin e saj, kufijtë e saj apo difektet, nuk do jemi kurrë të lumtur! Kjo është e sigurt./ Përgatiti për revistën BORDO, Amarildo Lumani.




Mbroni fëmijët nga i ftohti










Truri funksionon si… google!



Humbisni 3 kilogram për dy ditë!

10 shtetet më të paqta në botë

