Dashuria e një tezeje për nipin apo mbesën e saj është e papërshkrueshme veçanërisht kur ai është i pari që i bashkohet familjes së madhe. Nuk mund të ndodhte ndryshe me Lori Hoxhën e cila nuk i ka rezistuar dot tundimit për të ndarë qoftë edhe fare pak nga lumturia që i fal vogëlushi London Noor. Dora e tij e vogël ka kapur gishtin e tezes së madhe, dhe duket një mrekulli e vërtetë.
Ndërkohë që përbri fotos Lori ka zbuluar edhe peshën e London-it, i cili ka lindur në mënyrë të parakohshme por që sipas asaj që ka shkruar Sara në rrjetet sociale të dy janë mirë me shëndet. “2.2 kilogramë lumturi e pastër”, ka shkruar Lori duke iu referuar nipit të saj.













Stil Jetese
Gigi Hadid rrëfen sëmundjen që e ka prekur






Stil Jetese
Pantallonat në modë për pranverë-verë 2017
