KreuStil Jetese

Elia Zaharia dhe Orinda Huta me të njëjtin fustan. Kujt i rri më bukur?!

Të kënduarit është një tjetër e përbashkët e Elias dhe Orindës. Edhe pse “princesha” e sapo kurorëzuar në martesë me trashëgimtarin Leka II është përqëndruar tek aktrimi, ajo ka prezantuar denjësisht spektaklin muzikor “Kënga magjike 2016”.  Dikur pjesë e grupit “Spirit Voice”, ndër të parët grupe muzikorë me vajza në vendin tonë , Elia në karrierën e saj ka ecur me hapa të qetë por të sigurt. Nga ana tjetër, Orinda Huta është me siguri një nga biondet më sensuale të ekranit shqiptar.

Tani është fokusuar tek moderimi, por pa hequr dorë nga muzika dhe mbetet si gjithmonë një personazh shumë i këndshëm televiziv. Por kësaj radhe çka i bashkon Elian dhe Orindën është një detaj, për femrat veçanërisht ato të skenës shumë i rëndësishëm, fustani. Bëhet fjalë për fustanin e kuq pompoz të Geraldina Sposa-s, të cilin ua kemi parë veshur të dyjave. Shumë pak tek Orinda, por mjaftueshëm për të krijuar një ide se kujt i qëndron më bukur, ose thjesht për ta shijuar tek të dyja.

                                                                                                                               /BORDO/ A.D

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF