KreuStil Jetese

50 gratë më të bukura të 100 viteve të fundit

Nga format e buta të Monica Bellucci-t tek e sofistikuara Catherine Deneuve, apo tek fiziku hermafroid i Kate Moss. Si kanë ndryshuar kanonet e bukurisë në këto 100 vjet ua rrëfejnë 50 ikona të bukurisë femërore

“Askush nuk më thoshte asnjëherë se isha e lezetshme, kur kam qenë e vogël. Duhet që diçka e tillë t’iu thuhet të gjitha vajzave të vogla edhe nëse nuk janë”. Nëse ajo që e ka deklaruar, ishte, e mrekullueshmja Marilyn Monroe, me emrin e artit Norma Jeane Mortenson Baker Monroe, aktorja simbol i Shteteve të Bashkuara pas luftës, kuptohet që edhe më të bukurat shpesh fshehin nga vetja shkruan VanityFair. Me siguri Marilyn kishte shumë për t’u admiruar (dhe nuk ka fshehur thuajse asgjë)

Mbetet përgjithmonë ikonografia botërore me kaçurrelat e saj ngjyrë platini, me format e buta dhe buzët e kuqe të zjarrta që ka meritën pasi i ka hapur rrugën shumë kolegeve të saj aktore me një fizik sensual si të sajin.

Sot, shumë vite më pas, gjërat funksionojnë ndryshe ( jo domosdoshmërish në sensin negativ). Ikona si supermodelja Kate Moss dhe aktorja amerikane Winona Ryder kanë sjellë një tipologji të re bukurie hermafroide: pak forma dhe shumë personalitet.

Dhe pastaj është brezi i ri i modeleve ( engjëjt e Victoria’s Secret) si Adriana Lima apo Bar Refaeli, që mënyrën e shëndetshme të jetesës dhe aktivitetin fizik e kanë bërë flamurin e tyre, me trup të tonifikuar si të ishin sportiste të vërteta.

Për të kënaqur të gjitha shijet, në galerinë e mësipërme VanityFair ka krijuar një listë me 50 femrat më tërheqëse të shekullit të fundit.  Frymëzohuni dhe merrni frymë thellë, ndonjëherë edhe me pak nostalgji!

                                                                                          /BORDO/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF