Këtë të shtunë që lamë pas “Frida, Xhoi &Xhei” sollën në Plaza Hotel një atmosferë ndryshe. Sharm dhe elegancë për t’u admiruar nga të ftuarit, ndërsa shikimi veçanërisht i zonjushave ishte i mbërthyer në videon e realizuar në Butrint. Prezantohej kështu në më të bukurën e mënyrave, koleksioni i ri fustaneve të nuseve Frida, Xhoi&Xhei.
Një kombinim i antikes dhe modernes në ambientet përrallore të Butrintit ku modelet prezantuan në sfondin vjeshtarak fustanet madhështorë të stilistëve më të njohur nga bota e modës. Në këtë event, për të vënë në pah edhe trashëgiminë tonë kulturore në Plaza Hotel ishte sjellë edhe një copëz Butrinti.
Të ftuar ishin edhe njerëz të ekranit si dhe të apasionuar pas botës së modës si Floriana Garo, Roza Lati, Vjola Spiro e shumë të tjerë, të cilët dukeshin shumë të përfshirë duke iu gëzuar faktit që iu bashkuan këtij eventi.




9 sekretet e çifteve më të lumtura në botë



Njeriu i Vitit 2016

Fustan nusërie 15 dollarë! Ja me çfarë e ka bërë





Jennifer Aniston refuzon ftesën e Brad Pitt

Përse mendjet e ndritura preferojnë vetminë

(Zh)veshur vetëm me xhaketë, yjet që guxuan




E fejuara e princ Harry-t kopjon dukeshën Kate?
