KreuStil Jetese

E fejuara e princ Harry-t kopjon dukeshën Kate?

Kate Middleton një aspirante për mbretëreshë. E para dhe e vërteta Kate, gruaja e Wiliam, princit dhe pretendentit kryesorë për fronin e Anglisë pas Elizabetës dhe Karlos. E dyta është Meghan Markle, e fejuara aktuale e princit Harry, e cila thuajse në çdo gjë është një kopje e dukeshës Kate. Krehja, stili i të veshurit, madje edhe ngjyra e veshjeve: e sapoardhura në Buckingham Palace duket se imiton look-un, makijazhin dhe pozat e (mundshme) të kunatës. Në shumë faqe gossip-i po diskutohet rreth këtij argumenti, duke sjellë foto dhe të dhëna të tjera që dëshmojnë ngjashmërinë në Rrjetet Sociale dhe në faqet e Pinterest që u janë dedikuar atyre. Dhe nuk është hera e parë që dikush kopjon me kaq detaje dukeshën Kate, Ikonë stili dhe shumë e pëlqyer në të gjithë botën. Kate është bërë një burim frymëzimi për shumë gra midis të cilave edhe mbretëresha Leticia e Spanjës. Ndërsa tani është radha e Meghan: Kate ka deklaruar se është e lumtur për kunatin e tij Harry-n. Por sipas të mirinformuarve në realitet nuk është se i pëlqen shumë prezenca e Meghan. Ndoshta edhe prej tentativës së saj për ta imituar siç mund ta shikoni edhe në galerinë e mësipërme.

                                                                                                   /BORDO/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF