I fundit që ka refuzuar ka qenë Tom Ford. Stilisti dhe regjisori nga Teksasi gjatë një interviste të dhënë pak ditë më parë, ka deklaruar se nuk ka ndërmend që të veshë Zonjën e Parë amerikane. Nuk është hera e parë në fakt që stilisti “refuzon” Melanian, pasi në të shkuarën, para se i shoqi të kandidonte ai ka preferuar të mos i stilojë një fustan zonjës pasi sipas tij ajo nuk i korrespondon estetikës së tij. “Veshjet e saj janë shumë të shtrenjta për një Zonjë të Parë, që duhet të jetë sa më pranë kombit”, ka deklaruar ai. Përpos kundërshtimit të mënyrës së jetesës të çiftit presidencial, që konsiderohet shumë e ekzagjeruar, refuzimi i stilistëve për të veshur Melanian vjen edhe për faktin se shumica prej tyre gjatë fushatës elektorale mbështetën hapur Hillary Clinton. Ata që kanë përjashtuar çdo mundësi kontakti kanë qenë Marc Jacobs, Derek Lam, Phillip Lim, Carol Lim, Humberto Leon dhe Kenzo. Është kjo edhe një mënyrë për të respektuar Michelle Obama-n për të cilën gëzojnë përshtypjet më të mira.
/BORDO/ Anila Dedaj




Bella Hadid dhe ishi i saj, takimi në pasarelë

Princ Harry dhe Rihanna, çfarë çifti!



Dukesha Kate sfidon Mbretëreshën


Hillary Clinton i bën një surprizë Katy Perry-t


Irina Shayk, një “engjëll” në pritje të ëmbël




Jeta super-luksoze e pasanikëve shqiptarë!

Redon Makashi rrëfehet për ndarjen


