KreuStil Jetese

Djali i Pablo Escobar: Gënjyen rreth vdekjes së tim eti. Ju rrëfej të vërtetën

Djali i Pablo Escobar: “Vdekja e tim eti nuk erdhi nga forcat e rendit,ai vrau veten”. Versioni i Juan Pablo-s

Rreth figurës së Pablo Escobar-it midis të vërtetës dhe legjendës, kufiri është shumë i dobët. Trafikanti më i njohur i drogës nga Kolumbia ka kontribuar edhe vetë gjatë jetës së tij për të ushqyer mitin e tij dhe tani që ai nuk është më edhe rreth vdekjes së tij versionet janë kundërshtuese. Versionin e fundit të fakteve e ka dhënë i biri Juan Pablo që ka ndryshuar emrin në Sebastian Marroquin- sipas të cilit babai nuk është vrarë nga zyrtarët, por në të vertetë ai është vetëvrarë.

Escobar: “Nëse vritem, plumbi do të dalë nga pistoleta ime”

Marroquin e rrëfen diçka të tillë në një intervistë për SunOnline me rastin e publikimit të librit të tij të dytë ku flitet për figurën e babait të tij. Duke iu referuar versionit të tij, Escobar i ka dhënë vetë fund jetës së tij, për të mos iu dorëzuar zyrtarëve dhe për të shpëtuar familjen, pasi druhej se mos e merrnin peng.

E ka bindur për diçka të tillë biseda që është zhvilluar me trafikantin e drogës para se të vdiste: “Ai qau kur na përshëndeti, sikur ta dinte se ishte e fundit herë”. Në bazë të deklarimeve të tij vetëvrasja është konsideruar gjithmonë nga i ati në rast se perandoria e tij do të shembej dhe shumë herë i ka përsëritur të birit se nëse do të vritej, plumbi do të dilte nga pistoleta e tij.

“SHBA, blinte drogë nga Escobar”

Për këtë është absolutisht i sigurt se mjekët ligjor janë kërcënuar dhe detyruar për të ndryshuar rezultatet e autopsisë. Ai ka rrëfyer gjithashtu për Sun, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë të përfshirë në trafikun e drogës dhe blinin kokainë nga Escobar për të financur luftën kundër komunizmit.

Juan Pablo, tani 39-vjeç, ishte vetëm 17-vjeç kur i ati vdiq në Medellin në 2 dhjetor të vitit 1993. 23 vjet më vonë ai është gati që të tregojë gjithçka në një libër të ri: “Nuk fshihem sepse nuk dua të fshihem. Nuk kam vrarë asnjë njeri, nuk i kam bërë askujt keq. Nuk jam krenar për krimet e tij, por jam krenar për dashurinë që ai ka pasur për familjen. Ka bërë gjëra që e kanë bërë një njeri të urryer e të tjera që ë kanë bërë të dashur, ky është babai im”.

                                                                                                    /BORDO/ Anila Dedaj

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF