KreuStil Jetese

Redon Makashi rrëfehet për ndarjen

Intervistat e tij janë të rralla, edhe pse ai është pa dyshim një nga zërat më të mirë të muzikës shqiptare. Bëhet fjalë për një nga “tre musketjerët”, Redon Makashin, i cili i ftuar në emisionin “Thurje” të Jonida Vokshit ka ardhur me një rrëfim ndryshe ku shpjegon arsyet e largimit nga grupi ARB gjatë fillimit të viteve ’90. Në studio i pranishëm ka qenë edhe Bledar Sejko, me të cilin me sa duket këngëtari nuk ka pasur probleme, por anëtarët e tjerë të grupit kanë pasur sipas rrëfimit të Redonit, një sjellje jo korrekte ndaj tij. Ka ndodhur që i ka dëgjuar rastësisht teksa flisnin keq për të kur ai nuk ishte i pranishëm, dhe kjo e ka shtyrë që të ndahet nga grupi.

“Emri im lakohej shpeshherë. Akoma s’e kam kuptuar pse. Bledi ishte në rregull, por ata të tjerët ishin më tërci-mërci”,- është shprehur ai, duke shtuar se akoma s’e ka të qartë arsyen pse flisnin keq për të.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF