Al Bano dhe Romina, vajza e zhdukur sot ka datëlindjen. “Kudo që ti të jesh, ne jemi këtu”
Vajza e Al Bano-s dhe Romina-s kujton motrën e zhdukur
29 –vjeçarja kujton motrën e zhdukur në vitin 1993. “Kudo që ti të jesh, ne jemi këtu”. Në rrjetet sociale edhe dedikimi i Romina Power: “Vajzës time të bukur dhe të qeshur. Sot është datëlindja jote dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë”.
“Gëzuar datëlindjen, Y! Kudo që t’i të jesh, ne jemi këtu”. Me këto fjalë Romina Carrisi, 29-vjeçe, kujton motrën e saj Ylenia-n, të zhdukur papritur në New Orleans në vitin 1993. Sot do të kishte mbushur 46-vjeçe. Por për më shume se 20 vjet nuk ka asnjë lajm nga ajo, vajza e madhe e Al Bano-s dhe Romina Power.
“Aroma e një trikoje por nuk mban fytyrën tënde”, vazhdon të shkruajë Romina Jr. Duke cituar një poezi për të, “Më pëshpërisin ngadalë të mos harroj, të të mos harroj”.
Në rrjetet sociale e kujton edhe e ëma Romina: “Vajzës sime të bukur dhe të qeshur. Sot është datëlindja jote dhe do të kujtohet gjithmonë”.
Rreth zhdukjes së Ylenia-s në fillim të viteve ’90 ka pasur shume hipoteza, nga më të dëshpëruarat madje edhe disa pista të ndryshme njëra nga tjetra por asnjë nuk solli rezultate. Mirëpo familja Carrisi, nuk dëshiron t’i humbasë shpresat.
/BORDO/ Anila Dedaj




Si do të dukej Michael Jackson pa operacione

Transformimet e yjeve të Hollywood-it

Sa e bukur familja e Shakira-s!

Romina Power e dashuruar: “Tani nuk fshihemi më”

Yjet që uruan Pavarësinë me këngë!






Dhurata bukurie për Krishtlindjet

Katie Holmes dhe e bija janë identike

Si vishen modelet e “Victoria’s Secret” në punë?


Plani miliarder,Trump do të blejë Italinë?!

