Nëse jeni në të 20-tat tuaja, dhe keni brenda vetes të zhvilluar ndjenjat e mëmësisë dhe dëshirën për të qenë nënë, atëherë prisni edhe pak. Sipas një studimi të London School of Economics të bërë nga Millennium Cohort Study, të cilat monitorojnë zhvillimin e 18, 000 fëmijëve anglez për një periudhë kohe të gjatë, në mënyrë që të kuptojnë efektet e moshës së mamasë në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Mosha e artë? Te 30-tat.
Studimi i publikuar në gazetën Biodemography and Social Biology ka zbuluar se bebet e lindura nga gra që janë në të 30-tat e tyre janë të prirur të jenë më inteligjent, duke u krahasuar me bebet e lindura nga nënat në të 20-tat apo 40-tat e tyre.Madje ata shtojnë se këta fëmijë janë të prirur të jenë më të edukuar, më social dhe bëjnë një jetesë më të shëndetshme.
Ndërsa për gratë që lindin në të 40-tat e tyre studimi ka arritur në përfundimin, se fëmijët e tyre janë të prirur të jenë obezë, pasi nënat e tyre ndërveprojnë shumë më pak me fëmijët se mamatë e reja në lojëra apo argëtime të ndryshme.
/BORDO/ Anila Dedaj

Dukesha Kate sfidon Mbretëreshën


Hillary Clinton i bën një surprizë Katy Perry-t


Irina Shayk, një “engjëll” në pritje të ëmbël




Jeta super-luksoze e pasanikëve shqiptarë!

Redon Makashi rrëfehet për ndarjen








Si do të dukej Michael Jackson pa operacione

Transformimet e yjeve të Hollywood-it
