Belen është parë në një pastiçeri të famshme në Milano shumë e dashuruar me Iannone-n, partnerin e saj të ri, duke shkëmbyer në mënyrë pasionante puthje dhe përqafime. Me siguri që diçka të tillë nuk duhet ta ketë pritur mirë Stefano De martino që vetëm pak ditë më parë shprehu ndjenjat e tij për Belen.
“Unë- ka deklaruar Stefano De Martino- nuk mund të them se nuk jam i dashuruar me Belen, do të tregohesha hipokrit. Nuk kam arritur të ndahem plotësisht, unë e zgjodha atë për të krijuar një familje, si mamanë e fëmijës tim, si gruan me të cilën doja të ndaja jetën. Dhe shtoi: “Nuk u martova për inerci, isha i bindur për atë që po bëja”. Balerini thotë atë që nuk pritej: “Nuk e kam të lehtë ta them por do të tregohem i sinqertë. E dua ende Belen-in, pavarësisht se ajo ka ndërtuar një jetë të re”.
/BORDO/ A.D

Irina Shayk, një “engjëll” në pritje të ëmbël




Jeta super-luksoze e pasanikëve shqiptarë!

Redon Makashi rrëfehet për ndarjen








Si do të dukej Michael Jackson pa operacione

Transformimet e yjeve të Hollywood-it

Sa e bukur familja e Shakira-s!

Romina Power e dashuruar: “Tani nuk fshihemi më”

Yjet që uruan Pavarësinë me këngë!

