Mosha nga 20 deri në 30 vjeç, të paktën sipas një psikologu, është “dekada e përcaktimit”. Janë vitet që luajnë rolin më të rëndësishëm në atë çka do të bëhesh personalisht dhe profesionalisht. Kështu që mos i flak këto vite! Por le të mos e ekzagjerojmë. Sigurisht që gjatë kësaj moshe do të bësh ndonjë budallallëk. Është e natyrshme për çdo të ri. Megjithatë mund të mundohesh të zbatosh disa rregulla për të ndryshuar zakonet e tua dhe të arrish njëfarë sukses. Idetë e mëposhtme janë përpiluar nga studime të shumta mbi sjelljen e të rinjve dhe rezultatet kanë qenë bindëse. Ja 28 këshilla se çfarë kthesash duhet të bëni, për të patur sukses në jetë:
1.Shkruaj objektivat e tua
2.Vendos mënjanë egon tënde
3.Fillo të lexosh shumë
4.Mos u përpiq të jetosh jetën e dikujt tjetër
5.Mos u ndje në faj për të shkuarën
6.Trego vëmendje ndaj atyre që do
7.Kujdesu për shëndetin tënd
8.Nis të kursesh, do të të duhen një ditë
9.Nis të pyesësh, sa më shumë, për çdo lloj gjëje
10.Nis të përdorësh fillin e dhembëve, do të të shërbejë
11.Nis të sillesh me përgjegjshmëri
12.Nis të lexosh revista shkencore
13.Mëso të gatuash
14.Përfshihu në çështje të rëndësishme
15.Ji në kontakt me aktualitetin
16.Nis të udhëtosh, sa më shumë, aq më mirë
17.Kalo pak kohë me veten, herë pas here
18.Shkruaj mbi ato që kalon, qoftë ditar apo një raport pune
19.Vlerëso edhe dështimin
20.Mësohu të jesh mirënjohës
21.Mëso të thuash jo
22.Përpiqu të krijosh ide të tuat
23.Hiq dorë nga marrëdhëniet që nuk funksionojnë
24.Mëso se si ta përdorësh sa më mirë kohën
25.Bëu i përgjegjshëm për çdo veprim tëndin
26.Mos u përpit të gjesh justifikime
27.Mos i shty për më tej projektet e tua, asnjëherë
28Mos u kënaq kurrë me aq sa ke!
Bussines Insider/ Revista Bordo



Bella Hadid dhe ishi i saj, takimi në pasarelë

Princ Harry dhe Rihanna, çfarë çifti!



Dukesha Kate sfidon Mbretëreshën


Hillary Clinton i bën një surprizë Katy Perry-t


Irina Shayk, një “engjëll” në pritje të ëmbël




Jeta super-luksoze e pasanikëve shqiptarë!

Redon Makashi rrëfehet për ndarjen



