Lady Diana: fustanet e saj në ekspozitë me rastin e përvjetorit të 20-të të ndarjes nga jeta
Ndihet pritja e madhe për hapjen e ekspozitës “Diana: Her fashion Story”, ngjarje e shumëkërkuar nga djemtë William dhe Harry dhe që do të mbahet në 24 shkurt, duke dhënë kështu startin edhe për shumë iniciativa të tjera për të festuar jetën e princeshës 20 vjet larg nga vdekja e saj.
Është e gjitha meritë e revolucionit në stil të Lady Dianës, në rast se sot dukesha Kate Middleton mund të mbaj funde mbi gjunjë, apo nëse e fejuara e re e princ Harry-t mund të shëtisë nëpër High Street Kensington me xhinse shumë të ngushta. Dhe për diçka të tillë nderimi më i përshtatshëm nuk mund të ishte veçse ekspozita që do të inaugurohet 24 shkurtin e ardhshëm në sallat e asaj që ka qenë rezidenca zyrtare, Kensington Palace.
Ekspozita e shumëpritur e Princeshës “Diana: Her Fashion Story” do t’i jap startin një sërë iniciativash për ta nderuar me rastin e përvjetorit të 20-të të ndarjes nga jeta: ishte 31 gushti i vitit 1997 dhe princesha 36-vjeçare, humbi jetën në një aksident tragjik në tunelin parisien të Alma-s.
Ata që kanë këmbëngulur për hapjen e kësaj ekspozite me veshjet e princeshë Dianës kanë qenë pikërisht William dhe Harry.
Lady Diana, me këto fustane të zgjedhur por jo vetëm ka shënuar një stil unik (dhe revolucionar për ato kohë) që ka shënjuar Shtëpinë Mbretërore për gjithmonë.
Ekspozita fillon me fustanet e fryra të viteve tetëdhjetë e deri tek ato me supet e ngritura, apo bustet me shpatullat nude, si dhe fustanet shumë të ngushta dhe ato me shpinën e zbuluar që Diana guxoi të veshë, duke shënjuar një revolucion të vërtetë në Shtëpinë Mbretërore. Dhe një sërë emra të famshëm stilistësh që (edhe) falë princeshës kanë bërë histori në modë: Nga Catherine Walker tek Christian Dior nga Victor Eldestein tek Versace, nga Emanuel tek Giorgio Armani.
Nga 26 fustanet e paharrueshëm të ekspozuar, pesë janë në pronësi të Historic Palace Houses, entit të bamirësisë që merret me pallatet mbretërorë të Elisabeth II ndërsa 21 fustanet e tjerë i përkasin sot koleksionistëve privat dhe muzeve të shpërndarë në të gjithë botën.
/BORDO/ Anila Dedaj

Çantat më të çmuara për këtë sezon





Bella Hadid dhe ishi i saj, takimi në pasarelë

Princ Harry dhe Rihanna, çfarë çifti!



Dukesha Kate sfidon Mbretëreshën


Hillary Clinton i bën një surprizë Katy Perry-t


Irina Shayk, një “engjëll” në pritje të ëmbël




Jeta super-luksoze e pasanikëve shqiptarë!

Redon Makashi rrëfehet për ndarjen
